Cila është e dashura e re e Ronaldos?

20/01/2015 00:00

Që pas ndarjes me Irinën, mediat rozë janë vënë në kërkim të të dashurës së re të Cristiano Ronaldo-s dhe për momentin kandidatura numër një, të paktën sipas Bild dhe DailyMail, është një gazetare.

Emri i saj është Lucia Villalon, gazetare në televizionin zyrtar të Realit të Madridit. Të gjitha këto zëra nisën pas publikimit në rrjetet sociale prej saj të një fotoje me asin portugez pas fitimit të Topit të Artë.

Fotoja u shndërrua me shpejtësi në lajm dhe për shumë media është fakt, Ronaldo la pas më shumë se 4 vitesh Irinën për t’u lidhur me një gazetare, ashtu siç është edhe miku i tij i skuadrës, Iker Casillas.

Top Channel