Bayern Munchen kritikohet për miqësoren në Arabinë Saudite

20/01/2015 00:00

Dy ditë pasi përfundoi përgatitjen dimërore në Katar dhe Arabinë Saudite, Bayern Munchen ka marrë kritika të shumta nga politikanët gjermanë, të cilët nuk arrijnë të kuptojnë sesi skuadra kampione e vendit të tyre udhëton në vende ku nuk respektohen të drejtat e njeriut.

“Futbollistët nuk duhet të bëjnë politikë, por të paktën duhet të jenë të ndërgjegjshëm për situatën e të drejtave të njeriut në shtetet ku udhëtojnë”, tha për ‘Süddeutsche Zeitung’ presidentja e Komisionit Sportiv dhe deputetja e Partisë Social Demokrate, Dagmar Freitag.

Ndeshja që ka shkaktuar pakënaqësi mes gjermanëve është miqësorja ndaj Al-Hilalit, skuadër e Arabisë Saudite, shtet ku femrat diskriminohen dhe ekzekutimet publike janë të përditshme.

Top Channel