Bradley Cooper hante sa për 4

20/01/2015 00:00

Është nominuar për çmim Oscar si aktori më i mirë i vitit falë rolit të Chris Kyle në filmin ‘American Sniper’ dhe Bradley Cooper ka sakrifikuar shumë për të qenë i denjë në interpretimin e snajperit më vdekjeprurës në historinë e SHBA-së.

Në mënyrë që të shtonte rreth 20 kg në vetëm pak muaj, aktori 40-vjeçar është detyruar të hajë 4 herë më shumë se një njeri normal gjatë një dite.

“Hante çdo një orë dhe arrinte të konsumonte 8000 kalori në ditë”, zbuloi për ‘People’ skenaristi dhe producenti i filmit, Jason Hall.

Gjithashtu, Hall shtoi se Bradley Cooper stërvitej 4-5 orë në ditë për t’u fryrë sa më shumë dhe nuk ka përdorur aspak hormone apo steroide.

Filmi “American Sniper” ka shpartalluar rivalët në renditjen e box office, duke arkëtuar 90 milionë dollarë dhe duke shënuar njëkohësisht një rekord për sezonin e ri të filmave të hapur në janar.

Top Channel