Në të njëjtën pozë për 4 orë radhazi

20/01/2015 00:00

Një person me emrin Benjamin Bennet ka filmuar veten e tij për katër orë rresht duke qëndruar këmbëkryq me sytë e ngulur te kamera dhe me një buzëqeshje të stampuar në fytyrë.

Në fakt, kjo nuk është hera e parë që e ka bërë këtë gjë pasi Benjamin e ka regjistruar veten edhe 27 herë të tjera, në secilën prej videove duke qëndruar në të njëjtën pozë e duke i qeshur kamerës për 4 orë radhazi.

Në videot e tij ai nuk flet kurrë dhe as ndryshon mimikën e fytyrës. Që nga hedhja e videos së tij të parë në Youtube 5 muaj më parë, Benjamin ka kaluar më shumë se 108 orë “i ulur dhe i qeshur”.

Nëse nuk keni me çfarë të merreni (njësoj si ky djali i videove), mund të shikoni Benjamin Bennet duke qëndruar i ulur dhe i qeshur pasi të klikoni këtu, këtu, këtu, këtu ose këtu

Top Channel