Kërkon të pijë teken e zjarrtë, i merr flakë gjoksi

20/01/2015 00:00

Një burrë u përfshi nga flakët pas një loje të rrezikshme me alkool mes shokësh. Pasi i ndezën gotën e vodkës, burri që mendohet të jetë nga Rusia nis të pijë me fund teken, por lëngu i zjarrtë i del nga goja dhe i vë zjarrin gjoksit të tij leshtor.

Burri nis të fshijë vodkën nga fytyra, por nuk ia del dot. Fatmirësisht, shokët ngrihen dhe e shuajnë zjarrin brenda pak sekondash.

Nuk dihet nëse burri është lënduar apo jo, por nga pamjet duket sikur nuk ka djegie të rënda.

Kliko këtu për videon.

Top Channel