Naço në Mbretërinë e Bashkuar, diskutohet mbi burgjet private

20/01/2015 00:00

Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, ndodhet në një vizitë pune në Mbretërinë e Bashkuar, i shoqëruar nga një delegacion pjesë e të cilit është edhe kryetari i Komisionit Parlamentar të Sigurisë Kombëtare, Spartak Braho.

Organizimi dhe funksionimi i burgjeve private, elementët e sigurisë në sistemin penitenciar dhe në shërbimin e provës janë disa nga çështjet ku është fokusuar kjo vizitë, pjesë e së cilës ishte edhe takimi me Andreë Selous, ministrin për Burgjet, Shërbimin e Provës dhe Rehabilitimin.

Gjatë këtij takimi u nënvizua idea se Shqipëria, përpos sistemit penitenciar aktual, duhet të fokusohet drejt mundësisë së hapjes së burgjeve private për dënimet deri në 5 vjet si dhe implementimin e burgjeve me regjim të hapur ose burgjeve ditore, si një fazë e ndërmjetme nga izolimi i personave të dënuar drejt lirisë, duke i ndihmuar të përshtaten në komunitet e njëkohësisht duke lehtësuar rehabilitimin e tyre.

Top Channel