Paris, i jepet shtetësia emigrantit që shpëtoi jetë njerëzish

20/01/2015 00:00

Në Paris u mbajt një ceremoni e posaçme për t’i dhënë shtetësinë franceze emigrantit mysliman i cili shpëtoi disa jetë njerëzish në atentatin terrorist të supermarketit në kryeqytetin francez.

Pierre Henry, president i Institutit për Emigrantët në Francë, e përshkroi 25-vjeçarin si “një person të drejtë midis të drejtëve”, i cili duhet të shërbejë si një model për të rinjtë në botë.

Ai shtoi se Lasana Batili e pasuroi kombin francez duke u bashkuar me të. Ai u cilësua si hero pasi fshehu disa nga personat e pranishëm në supermarket në kohën e sulmit, teksa ekstremisti Amedi Kulibali mori 4 jetë njerëzish.

Me origjinë nga Mali, Batili jetonte në Francë prej disa vitesh dhe ishte në pritje të dokumentave franceze.

Top Channel