Cristiano Ronaldo konfirmon ndarjen

20/01/2015 00:00

Cristiano Ronaldo më në fund konfirmoi ndarjen e tij nga Irina Shayk. Sulmuesi i Real Madrid i ka dërguar një komunikatë agjensisë së lajmeve AP ku thekson se marrëdhënia e tij me modelen ruse ka përfunduar tashmë.

“Pas pesë vitesh lidhjeje, unë dhe Irina Shayk nuk jemi më bashkë. Ndarja ishte gjëja më e mirë për të dy. I uroj Irinës gjithë të mirat”, lexohet në komunikatën e futbollistit portugez.

I pari që konfirmoi ndarjen ishte zëdhënësi i modeles ruse: “Irina Shayk dhe Cristiano Ronaldo i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre. Cdo lajm negativ mbi Irinën dhe familjen e Ronaldos është i rremë. Irina i ka qëndruar shumë pranë familjes së tij gjatë lidhjes. Irina nuk ka asnjë koment për të bërë për momentin.”

Top Channel