Francë, arrestohen 5 persona, dyshohet se po përgatisnin një sulm terrorist

20/01/2015 00:00

Policia franceze arrestoi pesë persona me shtetësi çeçene në Francën jugore, të dyshuar se po përgatisnin një sulm terrorist në vend.

Katër prej tyre janë arrestuar në Montpellier e ndërsa një tjetër në zonën e Beziers. Ndërkohe, një sasi e konsiderueshme eksplozivi u gjet në stadiumin e qytetit.

Autoritetet nuk e kanë sqaruar ende natyrën e sulmit të planifikuar.

Hetimet kanë nisur menjëherë për zbardhjen e të kaluarës së personave të arrestuar.

Franca mbetet në alarm të lartë sigurisë, pas ngjarjeve terroriste në Paris, ku 17 vetë humbën jetën. Ndërkohë në Çeçeni janë mbajtur protesta të dhunshme kundër publikimit të karikaturave të revistës satirike “Charlie Hebdo”.

Top Channel