Tërmet 4.1 Rihter në Kosovë

21/01/2015 00:00

Sot në ora 02:30 Kosova është goditur nga një tërmet me magnitudë 4,1 sipas shkallës Rihter, por pa shkaktuar lëndime në njerëz.

Sipas njoftimeve zyrtare të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, epiqendra e këtij tërmeti ishte 12 km në perëndim të Istogut, apo 67 km në perëndim të Prishtinës.

Për shkak të thellësisë së madhe të vatrës së tij, tërmeti është ndjerë dukshëm nga banorët, po ashtu edhe në vendet fqinje të Kosovës.

“Deri më tani Rrjetin Sizmik, Shërbimi Gjeologjik i Kosovës nuk posedon të dhëna lidhur me dëmtimet eventuale në zonën prekur”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Top Channel