Edhe edukim kundër aksidenteve, vrasin më shumë se çdo krim tjetër

21/01/2015 00:00

“T’i bëjmë të gjithë ta kuptojnë se rregullat janë atyre për të na mbrojtur jetën, jo për të na kufizuar lirinë”.

Me kete apel ministri i Brendshem Saimir Tahiri deklaroi çeljen e nje fushate intesive e ndergjegjesuese per qytetaret, si drejtues mjetesh apo edhe kalimtare, te cilet sa here nuk respekojne rregullat e qarkullimit rrezikojne jeten e tyre.

Ministri Tahiri tha se numri i jeteve te humbura nga aksidetet eshte me i larte se nga krimet e tjera.

“Fakti pse kemi jetë të humbura nga aksidentet në rrugë, shumë më shumë se ngjarjet kriminale, kjo vjen nga një numër i madh arsyesh, nga mungesa e edukimit, nga mungesa e njohurive mbi rregullat e qarkullimit rrugor, nga mungesa e formimit të një korpusi të tërë rregullash që respektohen vullnetarisht nga qytetarët,qofshin këta drejtues mjetesh, qofshin këmbësorë. Por kjo vjen edhe nga mungesa e kapacitetit të institucioneve, deri tani, për të forcuar si duhet rregullat. Ne preferojmë të ecim në të dyja shinat kryesore. E para, duke forcuar rregullat dhe duke i bërë rregullat të zbatueshme nëpërmjet sanksionit. Ana tjetër është sensibilizimi”, tha Tahiri.

Krahasuar me 2013 raportohen gati 150 aksidente me pak, por pavaresisht statistikave, shqetesues ngelet drejtimi i mjetit ne gjendje te dehur si edhe shpejtesia tej normave te lejuara.

Pak dite me pare edhe kreu i qarkullimit rrugor Besmir Qibini u shpreh se eshte e nevojshme nisja e fushatave aktive qe qytetaret te ndergjegjesohen ne perdorimin e rruges. Ne hapje të fushates ishin te pranishem edhe nxenes te shkollave, te cilet prej kohesh jane aktivizuar nen shoqerine e Policise Rrugore per te edukuar qytetaret per rregullat me te thjeshta, siç jane perdorimi i vijave te bardha dhe respektimi i semaforit.

Top Channel