21 Janari, Topi: Faji i politikës, jo i drejtësisë

21/01/2015 00:00

Kryetari Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi deklaroi se nuk duhet fajësuar drejtësia për 21 Janarin, por politika.

Nga Elbasani ku ishte në një takim me mbështetës të partisë, ish-presidenti tha se llogari për mungesën e drejtësisë për viktimat e kësaj date duhet kërkuar tek klasa politike.

“Gjyqi politik për 21 Janarin duhet bërë në parlament. Sot drejtësia dëshmon se është instrumentalizuar nga politika dhe askush nuk duhet të akuzojë drejtësinë për 21 Janarin, por politikën që për fat të keq 21 janari ka mbetur vetëm një datë në kalendar”, tha kreu i FRD-së.

Topi hodhi akuza ndaj të dyja kaheve të politikës. Ai ironizoi me ish-Kryeministri Sali Berisha kur tha se ‘ai meriton t’i jepet medalje trimërie’, ndërsa Ramën e quajti të dobët përballë kundërshtarit politik.

Top Channel