Kapet peshkaqeni monstër prehistorik

21/01/2015 00:00

80 milion vite më parë ishin zotër të oqeaneve por sot vetëm dy prej tyre dihen ende të gjallë dhe njëri s’është më. Një grup peshkatarësh australianë mbetën të habitur kur nxorrën nga rrjetat e tyre një peshkaqen prehistorik me 300 dhëmbë në gojë.

“Ka mbi 300 dhëmbë, pra nëse përfundon në atë gojë nuk del më. Mund të duket mirë për dentistët, por nuk mendoj se imazhe të këtij peshkaqeni u duhen treguar fëmijëve, sidomos para se të flenë”, thotë Simon Boag, kryetar i Sindikatës së Peshkatarëve Australianë.

Ai thotë se predatori duket si 80 milion vjeç dhe shpjegon se zakonisht të tilla specie jetojnë nën 1500 metra thellësi rrallë ngjiten deri në 1200 metra thellësi.

Peshkaqeni u nxorr në bregdetin e Victoria-s.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel