Vitet e presidencës së Obamës

21/01/2015 00:00

Saktësisht 6 vjet nga marrja e postit, Barak Obama i ofroi Kongresit dhe
kombit një tjetër fjalim mbi gjendjen e vendit. Fjalimet e tij të
përvitshme kanë qenë deri diku edhe një barometër i ulje-ngritjeve të
kohës së presidentit në detyrë.

Mario Cuomo, guvernatori i New York-ut qe nderroi jete ne fillim te ketij muaji dikur pat thene: “Fushata juaj eshte poezi. Qeverisja eshte proze”.

‘Po qe vertet keshtu, -thote Anthony Zurker i BBC-se,- fjalimi perurues i Obames qe permbyllja kurorezuese e nje fushate presidenciale historike ne 2008-ten, ku shperthente entuziasmi, shpresa dhe mundesite per objektiva te caktuar politike’.

“Ne nje dite si kjo, jemi mbledhur sepse zgjodhem shpresen mbi friken, unitetin mbi konfliktin. Ne nje dite si kjo, ne erdhem te kerkojme fundin e ankesave te paperfillshme e premtimeve te rreme, kunderakuzave e dogmave te rraskapitura qe e kane mbytur prej kohesh politiken tone”. Keto ishin fjalet qe dolen asokohe nga goja e Obames ne shkallet e Kapitolit.Gjate muajve te pare te Presidences, ai ishte ne kulmin e fuqise se vete. Niveli i popullaritetit kapercente 60%-shin, demokratet kishin shumicen ne dhomen e perfaqesuesve e ne Senat, kreu i administrates dhe partia e tij kontrollin çdo leve te pushtetit.

Por ne vitet pasuese, gjerat ndryshuan. Axhenda ambicjoze e reformave financiare e atyre shendetesore, ngeci bashke me planet per normalizimin e gazeve shkaktare te efektit sere. Qe ne fjalimin e pare zyrtar drejtuar kombit ne 2010-ten, rete e stuhise kishin nisur te shfaqeshin ne horizont. Publikun e shqetesonte deficiti i rritur buxhetor dhe ekonomia e cale. Recesioni kishte perfunduar qershorin e 2009-tes, por papunesia nuk zbriste nga piku i 9,9 perqindeshit. Dy fjalimet e mevonshme “state of union” dhe fjala e mbajtur shtatorin e 2011-tes ne Kongres mbi legjislacionin e punes, sollen propozime qe ne masen me te madhe mbeten te pamiratuara. Papunesine e larte disa e quajne “mallkimin” e presidences Obama.

Pas rizgjedhjes ne 2013-ten, ne fjalimin e tij mbi gjendjen e vendit Obama do te kerkonte rritjen e pages minimale, me shume fonde per arsimin e larte dhe legjislacion mbi ndryshimet klimaterike. Me republikanet dominues ne Dhomen e Perfaqesuesve, asnje nga keto projekte nuk arrin te behet ligj. Ne 2014-ten, presidenti duket i dorezuar perpara faktit se asnje nga prioritetet e tij legjislative nuk do te miratohet ne kongres. Popullariteti prek nivele te reja te uleta, edhe ne saje te deshtimit qe pati faqja online e sigurimeve shendetesore healthcare.gov. perballe bllokades se kundershtareve, Obama zgjodhi ta perqendronte fjalimin tek iniciativat qe mund te realizonte pa pelqimin e Kongresit sic ishte reforma e kufizuar e migracionit apo rregullimi i gazeve te demshme ne atmosfere.

Tani, saktesisht 6 vjet nga fjalimi perurues, Obama iu drejtua popullit amerikan dhe nje Kongresi te kontrolluar krejtesisht nga rivalet politike. I ka mbetur edhe nje fjalim i fundit i ketij lloji per te mbajtur, ai i janarit 2016, e atehere gara per personin qe do t’i zere vendin ne krye te Shtepise se Bardhe do te jete ne kulmin e saj dhe syte e te dy kampeve do te jene te fokusuar tek identiteti i personit te radhes qe do t`i flase kombit nga shkallet e Kapitolit.

Top Channel