Sinjal transmetimi nga 5.5 miliard vite dritë distancë

21/01/2015 00:00

Shkencëtarët pretendojnë se kanë kapur një sinjal transmetimi të një jetë aliene nga një distancë prej 5.5 miliard vite dritë larg.

Sinjalli u kap nGA radioteleskopi CSIRO Parkes në Australi dhe zgjati me milisekonda.

Ky është rasti i parë që kapen të tilla sinjale nga hapësira, që prej vitit 2007 kur edhe u ndërtua për herë të parë teknologjia nevojshme.

Sipas shkencëtarëve, në momentin e transmetimit burimi ka çliruar një energji të barabartë me atë që çlirohet nga Dielli në një ditë.

Megjithatë, një pjesë e shkencëtarëve shprehen më skeptikë. Ata thonë se më shumë se sa një sinjall i dërguar nga një jetë aliene, ajo që është kapur është energjia e çliruar nga shpërbërja e një ylli neutronesh nga i cili më pas është formuar një vrimë e zezë.

Top Channel