Masat e sigurisë hapin vende pune

21/01/2015 00:00

Franca është duke përforcuar strategjinë e antiterrorit dhe në shërbim
të këtyre pëpjekjeve, do të krijohen 2,680 vende të reja pune e
shpenzimet do të shtohen me 425 milionë euro.

Shifrat u konfirmuan nga kryeministri Manuel Valls. Te tilla angazhime, sipas tij, jane te nje rendesie kyce ne perballjen me kercenimin e zgjeruar ekstremist aq me teper ne kushtet aktuale, kur llogaritet se 3.000 vete ne mbare Francen duhen mbajtur nen vezhgim.

 “Forcat e sigurise do te kene pajisje me te mira e mbrojtje me te madhe. luften kunder terrorizmit ne do ta vazhdojme pa u lodhur. vende te reja pune do te hapen brenda tre vjetesh sidomos ne gjyqesor, administraten e burgjeve e mbrojtjen juridike te te rinjve. sherbimet e ministrise se mbrojtjes dhe financave qe marrin pjese ne luften kunder terrorizmit apo trafiqeve, do te kene shtim te personelit. 60 milione euro do te alokohen permes fondeve ministrore vetem per parandalimin e kriminalitetit dhe mirefunksionimin e mekanizmave kunder-radikalizimit’, tha kryeministri Manuel Valls.
 
Parashtrimi i planeve te qeverise nga Valls vjen pas sulmeve te parisit qe moren 17 jete njerezish. Nje prokuror dha me heret detaje mbi kater te akuzuarit per ngjarjet qe tronditen Francen e mbare boten. Tre prej tyre thuhet te kene ndihmuar Amedy Coulibalin, njeriun qe sulmoi supermarketin hebraik,  duke e furnizuar me arme.

Francois Molin deklaroi se bashkepunimi me autoritetet ne Turqi, Spanje e Belgjike do te vazhdoje teksa hetuesit jane ne kerkim te informacioneve mbi bashkefajtore te mundshem, te dhena udhetimi te te dyshuarve si dhe informacione qe te tregojne se si i kane siguruar armet.

Qe prej tre diteve te dhunes te nisura ne 17 janar, me shume se 10.000 trupa ushtarake jane dislokuar anembane Frances per mbrojtjen e hapesirave publike dhe objekteve me ndjeshmeri te larte si shkollat, sinagogat dhe xhamite.

Top Channel