Berlusconi: Nuk e shes Milanin

21/01/2015 00:00

Mungesa e rezultateve të Milanit dhe largimi gjithnjë e më shumë nga
vendi i tretë, që është edhe objektivi sezonal i kuqezinjëve, ka bërë që
në mediat sportive italiane të qarkullojnë gjithnjë e më shumë lajme se
familja Berlusconi po mendon seriozisht të shesë klubin.

Por vetë Silvio Berlusconi ka ndërhyrë edhe këtë herë duke deklaruar se nuk do të heqë dorë nga Milanit dhe se lajmet që qarkullojnë janë krejtësisht false dhe të pavazuara në asgjë konkrete.

“Pavarësisht përgënjeshtrimeve të shumta, rikthehen e vazhdojnë të qarkullojnë vazhdimisht informacione që një shitje të mundshme të Milanit. Presidenti Silvio Berlusconi thekson edhe njëherë tjetër se as që e çon ndërmend që të shesë klubin dhe se informacionet të tilla janë krejtësisht të pabaza”, thuhet në një komunikatë zyrtare të klubit milanez.

Berlusconi është pronari dhe njëkohësisht edhe Presidenti i Nderit tek Milani, që prej kohës kur vendosi të bëjë disi mënjanë për t’ja kaluar menaxhimin e klubit dyshes Barbara dhe Galliani.

Top Channel