PD: Të hënën të fikim makinat, të refuzojmë çmimin e karburantit

21/01/2015 00:00

Për opozitën është rritja e taksës së qarkullimit shkaku kryesor i
çmimit të lartë të karburanteve, ndaj dhe ajo këmbëngul që Qeveria ta
ulë atë.

Ne kuader te aksionit qytetar te propozuar, opozita u ben thirrje te gjithe perdoruesve te makinave qe te henen ne oren 11:00 te fikin makinat ne rruge per 5 minuta ne shenje proteste ndaj qeverise.
 
“Rritja e taksës së qarkullimit është shkaku kryesor për mosuljen e çmimit të karburantit dhe për rëndimin e xhepave të qytetarëve. Rritja e taksës së qarkullimit, ka qenë një strategji e qartë e qeverisë për të mbushur buxhetin e shtetit packa se duke u marrë frymën konsumatorëve. 112 milionë USD dalin nga xhepat e shqiptarëve si rezultat i rritjes së taksës së qarkullimit.Partia Demokratike i ripërsërit qeverisë thirrjen e fundit për të marrë masa dhe për të shfuqizuar menjëherë taksat e rritura të qarkullimit dhe për t’i dhënë fund efekteve shkatërruese të tyre në ekonomine e vendit. Partia Demokratike do të vihet në krye të aksionit qytetar kunder varfërimit të shqiptarëve nga qeveria dhe pasurimit të klientëve pranë saj. Aksioni i parë nis të hënën e ardhshme kur të gjithë qytetarët që kanë një makinë, në orën 11 paradite do të ndalojnë për 5 minuta, në shenjë proteste ndaj cmimit më të shtrenjtë në Europë të karburantit, në raport me të ardhurat, që është i tillë sepse kështu ka vendosur qeveria”, tha deputeti i PD-së, Florion Mima.

Top Channel