Kim Kardashian me bikini pellushi

21/01/2015 00:00

Nuk mendojmë se tregu ka kërkesa për bikini prej pellushi, por Kim Kardashian tregon se bikini të tilla janë shumë të nevojshme për të mos u ftohur në pjesët më intime kur luan me topa bore. 34-vjeçarja ka pozuar në dëborë pothuajse e zhveshur dhe fotot i ka postuar në Twitter.

“Shpirt, bën ftohtë jashtë”, shkroi Kimi duke saktësuar se ato që ka veshur janë bikini pellushi.

Ka shumë mundësi që ideja për këto bikini dhe për këto foto ka qenë e bashkëshortit të saj, Kanye West. Reperi është frymëzuar nga aktorja Raquel Welch, e cila veshi një bikini të ngjashëm në filmin e vitit 1966 me titull ‘One Million Years B.C.’, ku interpretonte rolin e një shpellareje.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel