Ligj i ri për shërbimin diplomatik. Presidenti nuk mund të mbajë pa kufizim propozimet e Qeverisë

21/01/2015 00:00

Presidentit të Republikës i është kufizuar koha e dhënies së pëlqimit
për kandidatët për ambasadorë, nga e pacaktuar, në 20 ditë.

Ligji i ri per Sherbimin e Jashtem, qe ka nisur diskutimin ne Komisionin e Politikes se Jashtme, synon rregullimin edhe te ketij ngerçi mes Presidentit dhe Qeverise, per t’i dhene fund praktikes se mbajtjes se propozimeve per lirim apo emerim te kandidaturave per ambasadore edhe me vite ne sirtarin e Presidences.

Ligji i ri, gjithashtu kufizon ne tre vjet sherbimin e nje ambasadori ne nje shtet, kufizon moshen deri ne 65 vjeç, detyron njohjen e gjuhes angleze dhe nje gjuhe tjeter te huaj, percakton si behet vleresimi i gradave diplomatike, ndersa hiqet percaktimi i ligjit te vjeter per emerimin e tyre: 80 per qind nga sistemi diplomatik dhe 20 per qind kandidatura politike, duke e lene te hapur per ata qe plotesojne nje seri kriteresh qe jane shkruar ne kete ligj.

Por demokratet kjo shkatërron sistemin.

“Në përgjithësi është munduar të preket si të thuash fryma e ligjit të mëparshëm që do të krijohet një sistem për të bërë sistem karriere, me këtë ligj i largohemi kësaj gjëje”, tha deputeti Kastriot Islami.

Demokratet kane kundeshtuar edhe nje tjeter pike te ligjit, ate te shmangies se seancave degjimore me komisionin e jashtem, te kandidateve per ambasadore, duke e zhvendosur ate pas shprehjes se Presidentit.

Megjithate keto ishin rezervat paraprake per ligjin e ri te Sherbimit te Jashtem, per te cilin kryetarja e Komisionit Arta Dade tha se do te kete nje konsultim te gjere me ish-ministra te Jashtem e diplomate karriere. Ligji i fundit per sherbimin diplomatik daton në vitin 2003.

Demokratet kane akuzuar ministrin e Jashtem Ditmir Bushati per nje shkelje te rende sipas tyre, ate te refuzimit te drejtimit te Komitetit te Ekononise dhe Çeshtjeve Sociale ne OSBE, qe do te ishte sipas Aldo Bumcit nje funksion balancues i Shqiperise ne kushtet e drejtimit te kesaj organizate ne Serbia.

“Eshte shume e rende refuzimi, kur ne i kerkojme OSBE–se anetaresimin e Kosoves”, thotë Bumçi.
 
Demokratet kerkuan pranine e ministrit te Jashtem ne Komision per te dhene shpjegime për këtë çështje.

Top Channel