F1, aksidenti i Jules Bianchi ndryshon oraret e nisjes së 5 garave

21/01/2015 00:00

Aksidenti i Jules Bianchi, pilotit francez të Formulës 1 i cili vazhdon të jetë në gjendje të rëndë pasi u përplas me një vinç në Cmimin e Madh të Japonisë, ka bërë që Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit (FIA) të ndryshojë oraret e disa garave të sezonit të ardhshëm në mënyrë që të mos ketë probleme me shikueshmërinë për shkak të dritës së dobët.

Bëhet fjalë për 5 gara që do të preken nga ky ndryshim: Australia, Malajzia, Kina, Japonia dhe Rusia.

Këto do të jenë oraret e nisjes së ktyre garave:

Australi – 15 mars, ora 16:00 (06:00 me orën shqiptare)

Malajzi – 29 mars, ora 15:00 (09:00 me orën shqiptare)

Kinë – 12 prill, ora 14:00 (08:00 me orën shqiptare)

Japoni – 27 shtator, ora 14:00 (07:00 me orën shqiptare)

Rusi – 11 tetor, ora 14:00 (13:00 me orën shqiptare)

Top Channel