Fier, arrest me burg për vrasësin e bashkëshortes

21/01/2015 00:00

Burri që rrahu gruan e tij për vdekje, Arben Muhaj, u paraqit këtë të mërkurë në gjykatën e Fierit për të dëgjuar akzuën dhe masën e sigurisë ndaj tij.

Gjyqtari Roland Hysi vendosi masën “arrest me burg”, ndërsa deklaroi se gjykimi i çështjes do të bëhet këtej e tutje nga Gjyakata e Krimeve të Rënda.

Autori i vrasjes së 48-vjeçares Teuta Muhaj përpara prokurorëve të çështjes tregoi se nuk ishte përmbajtur dot nga nervozizmi dhe e kishte goditur të shoqen me një tub hekuri, pasi e ksihte rrahur fillimisht me grushta dhe shkelma.

Shkak, sipas autorit, është bërë xhelozia. Ai dyshonte se e shoqja e kishte tradhëtuar dhe për këtë arsye nisi ta rrihte barbarisht. Goditja në kokë ka qënë fatale për 48-vjeçaren dhe i ka shkaktuar nënës së tre djemve vdekjen.

Ngjarja ndodhi të dielën në lagjen “Sheq i Madh”. Arben Muhaj e pranoi krimin menjëherë pas arrestimit, por dekalroi se nuk kishte pasur qëllim ta vriste bashkëshorten.

Muhaj ishte liruar me kusht dy ditë përpara se të kryente vrasjen, pasi ishte dënuar me tre vjet burg për plagosje të rëndë me dashje të një shtetasi, ngajrje e ndodhur në muajin korrik të vitit të kaluar.

Top Channel