Tahiri: Dita më e zezë për drejtësinë!

21/01/2015 00:00

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, nëpërmjet një postimi në Facebook theksoi se 21 janari është dita më e zezë për drejtësinë shqiptare pasi ende nuk ka të dënuar 4 vjet pas vrasjes së 4 qytetarëve që kishin dalë në një protestë në bulevard.

Ministri theksoi se “heshtja e institucioneve të drejtësisë është krim më i rëndë akoma”.

“Sot është dita më e zezë për Drejtësinë! 4 vjet më parë u vranë 4 qytetarë, ndërsa sot nuk ka ende të dënuar.
Krim ata që vranë. Krim ata që urdhëruan. Krim ata që mbuluan politikisht. Krim ata që nuk bënë drejtësi e nuk dënuan njeri.
Është krim që vazhdon deri kur drejtësia të bëjë drejtësi.
Prokuroria ka në dorë një hetim të plotë, të nisur muaj më parë. Por ende nuk ka asnjë përgjigje. Cfarë bëhet? Përse hesht Prokuroria? Për cilën arsye nuk konkludohen hetimet?
Heshtja e institucioneve të drejtësisë është krim më i rëndë akoma”, shkruan ministri Tahiri.

Top Channel