Video e përplasjes së Lamborghini-t me 336 km/h

21/01/2015 00:00

Policia hungareze ka publikuar një video që daton në shtatorin e vitit të kaluar ku shihet si një Lamborghini Huracan përplaset me më shumë se 300 km/h.

Në videon e regjistruar nga një aparat celular që ishte në dorën e pasagjerit të makinës luksoze, shihet si drejtuesi i mjetit ecën me shpejtësi marramendëse, duke kapur edhe 336 km/h. Disa sekonda më pas, humbet kontrollin e makinës dhe përplaset me trafikndarësen.

Makina që kushton rreth 230 mijë euro shihet e shkatërruar plotëisht nga pamjet pas aksidentit. Fatmirësisht, të dy pasagjerët i mbijetuan këtij aksidenti të tmerrshëm, edhe pse morën plagë të rënda.

Top Channel