Pranga aplikuesve të rremë për letërnjoftime

21/01/2015 00:00

Tre shtetas kosovarë dhe një shqiptare janë arrestuar mesditën e së mërkurës nga sektori kundër krimit ekonomik në policinë e Tiranës, nën dyshimin se me anë të çertifikatave me gjenarilitete të rreme kanë aplikuar për letërnjoftime dhe pasaporta shqiptare.

Sipas bluve të kryeqytetit, të arrestuarit janë Agron Beqaj 37 vjeç, Blendi Beqaj 23 vjeç, Fail Letaj 38 vjeç, te tre lindur dhe banues në fshatin Rrajcë të Kosovës, si dhe Hajrie Breçani, 53 vjeçe, e dyshuar si personi që kishte siguruar çertifikatat.

Arrestimi i tyre është bërë pas aplikimit për dokumente identifikimi pranë gjendjes civile të Bashkisë Vorë dhe në momentin e ndalimit u janë sekuestruar disa pasaporta kosovare dhe karta identiteti, formularë aplikimi të kompanisë “Aleat”, si dhe disa çertifiakata familjare e dy personale të lëshuara nga gjendja civile e Bashkise Vorë.

Ndërkaq, materialet në ngarkim të 4 të arrestuarve i kanë kaluar Prokurorisë së Tiranës për veprën penale të “falsifikimit të letërnjoftimeve, pasaportava dhe vizave”.

Top Channel