F1, Ecclestone: Mendoj se Hamiltoni do të fitojë edhe në vitin 2015

21/01/2015 00:00

Bernie Ecclestone mendon se Lewis Hamilton do të fitojë titullin e tretë kampion në Formulën 1 në fund të këtij viti pasi është i bindur se makina Mercedes do të jetë dominuesja edhe këtë sezon.

Shefi i Formulës 1 tha për ‘Sky Sports’: “Unë mendoj se do të fitojë sërish Hamiltoni. Mercedesi ka bërë një punë madhështore, i ka lënë mbrapa të gjithë dhe nuk besoj se kundërshtarët do e kapin shpejt. Ndoshta pas tre vitesh…”

Britaniku Hamilton fitoi kampionatin vitin e kaluar pasi preu i pari finishin në 11 nga 19 garat e sezonit, ndërsa i dyti përfundoi shoku i tij i skuadrës, Nico Rosberg, i cili fitoi 5 gara.

Sezoni i ri i Formulës 1 do të nisë me Cmimin e Madh të Australisë, në datën 15 mars.

Top Channel