Messi vjell sërish në fushë

22/01/2015 00:00

Gjatë pjesës së parë të ndeshjes Barcelona-Atletico Madrid, e vlefshme për çerekfinalet e Kupës së Mbretit në Spanjë, Leo Messi u pa duke vjellë në fushën e lojës, duke përsëritur episodet e sezonit të kaluar.

Argjentinasi ndaloi për disa çaste pasi iu përzie e më pas vazhdoi të luante normalisht.

Edhe pse nuk ka asgjë zyrtare, mendohet se ylli i Barcelonës vjell në fushë për shkak të një sinuziti kronik. Kjo gjë i ka ndodhur edhe në Botërorin e Brazilit.

Top Channel