“Gruaja ime u bë burrë, por jam i lumtur”

22/01/2015 00:00

Shumica e burrave do të shokoheshin nëse gruaja e tyre do të vendoste të kthehej në mashkull, por Graham Hopwood është i lumtur me partneren e tij, e cila tani është kthyer në burrë. Vitin e kaluar Catherine vendosi të bëhej burrë dhe ndryshoi emrin në Cathan. Edhe pse nuk bëjnë më seks, çifti thotë se martesa e tyre 12-vjeçare është më e fortë se kurrë.

Graham thotë: “Brenda Cathan-it është ende i njëjti person me të cilin jam dashuruar vite më parë. E kam ditur gjithmonë që Catherina nuk ishte e kënaqur me trupin e saj dhe nuk u habita kur më tha që donte të bëhej burrë. Doja ta ndihmoja të ndihej e lumtur me veten. I vetmi problem është se nuk di si ta thërras. Grua, nuk i them dot më.”

Ndërsa gruaja që u bë burrë tregon: “Bashkëshorti im është njeriu më i mrekullueshëm në botë dhe gjithmonë e kemi mbështetur njëri-tjetrin. Ai është treguar shumë i mirë me mua gjatë periudhës që hoqa gjoksin dhe u ktheva mashkull. Nuk do të ndahemi kurrë.”

Cathan thotë se që i vogël nuk ndihej femër: “Nuk më pëlqente të rrija me vajzat dhe të luaja me kukulla. Doja të luaja futboll me djemtë.”

Në lidhje me seksin, burri i ri thotë: “E di që Graham dëshiron të ketë marrëdhënie, por unë nuk dua më. Nuk mund ta kënaq në këtë pjesë.”

FOTO GALERI
1/4

Top Channel