Jemen, Presidenti arrin marrëveshje me rebelët

22/01/2015 00:00

Presidenti i Jemenit, Abd Rabbuh Mansour Hadi, thotë se ka arritur marrëveshje me rebelët huthi, të cilët morën nën kontroll kompleksin presidencial dhe kanë sulmuar rezidencën e presidentit në kryeqytetin e vendit, Sana, duke bërë të pavlefshëm armëpushimin e arritur të hënën.

Në këmbim të marrëveshjes, rebelët ranë dakord të tërhiqen nga pozicionet që morën nën kontroll, si dhe të lirojnë një zyrtar të lartë, të cilin e morën peng të shtunën.

Marrëveshja u arrit pas tre ditësh me dhunë në kryeqytetin Sana, duke qetësuar mbarë vendet e Gjirit, Kombeve të Bashkuara dhe Uashingtonit, që bazohet tek qeveria aktuale e Jemenit në betejën që zhvillohet me militantët e Al-Kaidës me bazë në Jemen.

Në deklaratën e Presidentit, po ashtu ofrohej unitet për Jemenin e përçarë, duke ofruar përfaqësimin në institucionet e vendit si fraksionin Hauthi, edhe përfaqësuesit e lëvizjes separatiste Hirak.

Në Uashington, Sekretari i Shtetit John Kerry tha se monitorimi i situatës në Jemen është një përparësi për Shtetet e Bashkuara.

Top Channel