Aplikacioni i mesazheve WhatsApp ka lançuar versionin për kompjuter dhe tashmë ky aplikacion nuk do të përdoret vetëm në aparatin celular.

Kompania në pronësi të Facebook-ut ka lajmëruar në blogun e saj zyrtar se përdoruesit mund të kenë akses në WhatsApp nëpërmjet Google Chrome, gjithmonë nëse e kanë të instaluar në celularin e tyre këtë aplikacion.

Për momentin, nuk do të kenë akses ata që kanë iPhone.

WhatsApp vjen më në fund edhe në PC, edhe pse themeluesi i saj, Jan Koum, ka thënë gjithmonë që kompania e tij nuk do e bënte kurrë këtë lëvizje.

Mesazhet e dërguara dhe të marra në versionin web të WhatsApp do të “magazinohen” në celular.

WhatsApp është shërbimi i mesazheve më i përdorur në botë, me 700 milionë përdorues aktivë në muaj.

Top Channel