Femrat e vërteta në rolin e modeles

22/01/2015 00:00

Një fotografe ka vendosur të transformojë femrat e vërteta në supermodele duke i bërë pjesë të seteve të saj fotografike. Sophie Spinelle është themeluesja e “Fotografive pa turp”, që ka për qëllim të ndihmojë femrat “të ndihen mirë me veten”.

“Kjo punë më ka ndryshuar jetën. Kam takuar femra të mrekullueshme, të cilat kanë ndarë me mua frikën dhe ëndrrat e tyre. Kam mësuar se sa i rrallë dhe i çmuar është besimi që të jep dikush tjetër”, thotë Sophie.

Ajo shton: “Ka shumë njerëz të bukur që nuk janë në dijeni të bukurisë së tyre. Dua që fotot e mia të frymëzojnë femrat normale për të mos pasur frikë nga aparati fotografik.”

FOTO GALERI
1/6

Top Channel