Topa të rinj, ju lutem!

22/01/2015 00:00

Një incident i rrallë ndodhi në turneun e tenisit Australian Open gjatë ditës së sotme. Gjatë ndeshjes që po zhvillonte në Melburn, tenisti spanjoll Feliciano Lopez shërbeu fort dhe topi me shpejtësi 200 km/h goditi një nga djemtë që presin topat pikërisht aty ku dhemb më shumë.

Duke rënkuar nga dhembja, djaloshi ra në gjunjë për të marrë veten. Lopez dhe kundërshtari i tij, francezi Adrian Mannarino, shkuan te djali për të kontrolluar nëse ishte mirë.

Disa minuta më pas, djali i topave u dorëzua dhe u shoqërua jashtë fushës nga gjyqtari.

Kliko këtu për videon.

Top Channel