Rankimi i universiteteve shqiptare, Nikolla: Agjencia britanike nis punën brenda janarit

22/01/2015 00:00

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla deklaron në Londër se në fund të
janarit do të mbërrijë në Shqipëri për të filluar punën Agjensia
Britanike qe merret me akredititmin dhe rankimin e universiteteve
shqiptare.

Duke folur per Top Channel në Londer, ku ndodhej per te marre pjese ne Forumin Boteror te Arsimit te mundesuar nga ‘British Council’.

Ministrja Nikolla thekson se ne kete forum ka komunikuar dhe ka njohur nga afër pervojat me te mira boterore, e po ashtu është biseduar edhe për projektet e dixhitalizimit, jo vetëm të arsimit parauniversitar, por edhe arsimit te larte.

“Kishte interes edhe për Shqipërinë në kuadrin e reformave që kemi ndërmarrë në arsim, në kuptimin që patëm mundësi jo vetëm mundësi të njihemi, por e rëndësishme është që të komunikojmë nga afër dhe të njihemi nga afër me përvojat më të mira botërore. Investimet në arsim, janë investime të zhvillimit të vendit, në të gjitha fushat se sa dhe si duhet të kthyer arsimi i lartë në kushtet e një cilësie të re, që programon në zhvillimin ekonomik, po jo vetëm të çdo vendi. Po ashtu patëm mundësi të diskutonim me shumë partnerë tanë të rëndësishëm edhe për projektet e mëdha në fushën e dixhitalizimit të arsimit, qoftë atij parauniversitar, por edhe arsimit të lartë. Në mjediset e ‘British Council”, dhe në prani të drejtorit të përgjithshëm ne realizuam një takim me Agjencinë Britanike të Sigurimit të Cilësisë së Arsimit të Lartë, por edhe të akreditimit në Britaninë e Madhe, që fatmirësisht ne kemi mundësuar bashkë me ta, por edhe nën mbështetjen e vyer të Qeverisë Britanike, posaçërisht të “British Council”, që kjo Agjenci prestigjioze të vijojë procesin e rankimit të të gjithë institucioneve të arsimit të lartë dhe publik”, u shpreh Nikolla.

Top Channel