Rama në QSUT-ja: Beteja për shëndetësinë, prioritet i Qeverisë

22/01/2015 00:00

20 auto-ambulanca të reja për spitalet rajonale në të gjithë vendin janë
investimi më i fundit i Ministrisë së Shëndetësisë në kuadër të
modernizimit të sistemit shëndetesor. 

Gjate qendrimit ne QSUT, Kryeministri Edi Rama u njoh edhe me projektin me te ri ate te “Qendres Kosultative”, e cila do te prese 300 paciente ne dite.

“Ky është një shërbim i ri për herë të parë në QSUT, që do të shërbejë më pas si model për t’u aplikuar edhe në spitalet rajonale, për të mundësuar që e gjithë diagnostika e nevojshme të bëhet në të njëjtën godinë”, tha drejtoresha e QSUT-së, Ogerta Manastirliu.

Po ne QSUT ka nisur edhe ndertimi akseleratoreve linearë per Spitalin Onkologjik, i cili do te sherbejë per permiresimin e kurimit te semundjeve tumorale. Ministri i Shendetesise Ilir Beqaj tha se keto investime jane pjese e rendesishme, siç kemi premtuar per hapjen e kantiereve ne shendetesi.

“Kjo është një pjesë e atyre investimeve të rëndësishme, për të fuqizuar kapacitetet tona”, tha Beqja.

Sistemi shendetesor,- deklaroi kryeministri Rama,- eshte rrenuar me vite te tera deri ne piken kur ketu ka mbetur e vetmja shprese por shpeshhere nje shprese e zhgenjyer, e njerezve per te marre sherbimin shendetesor.

“Beteja per shendetesine eshte nje beteje themelore e Qeverise sone, eshte nje prioritet themelor i programit tone te Rilindjes shqiptare dhe eshte nje perpjekje qe ne do ta bejme parreshtur, perdite, pernate. 16 muaj jane shume pak per ta shnderruar ne nje histori te plote suksesi nje platforme te plote rrenimi, si ajo qe ne trasheguam, por ne 16 muaj ndryshimet ne shendetesi jane reale, ndryshimet ne kete spital jane te prekshme, ashtu siç edhe jane te prekshme ne spitalet e tjera te Shqiperise”, u shpreh Rama.

Akuzat e shpeshta te opozites ndaj shendetesise, Kryeministri i quajti si cinike.

Top Channel