Parandalimi i terrorit, përforcohet monitorimi i xhihadistëve të kthyer

22/01/2015 00:00

Ushtarët xhihadistë shqiptarë të kthyer nga Siria janë të gjithë në
vëzhgim dhe mundësia e rikthimit të tyre në front apo angazhimi i tyre
në veprime terroristë brenda vendit është pothuajse 0.

Skema e re e Antiterrorit dhe shtimi i numrit te efektiveve jep sigurine e plote dhe per partneret nderkombetare se izolojne te gjithe luftetaret shqiptare e kthyer ne vend. Perjashtim bejne ata qe nuk jane te identifikuar dhe perveç tyre edhe ushtaret e identifikuar, por qe nuk kthehen ne Shqiperi, por ne ndonje shtet tjeter.

Gjate vitit te fundit ne vend jane kthyer me shume se 20 ushtare te plagosur, te cilet kane marre mjekimin ne spitalet shqiptare, jane intervistuar nga policia sekrete shqiptare dhe jane mbajtur ne vezhgim. Burime brenda Antiterrorit thone se eshte 0 mundesia e riaktivizimit te tyre.  

Nese perdornin pikat e kalimit te kufirit ata ndalohen, por edhe mundesia per te shkuar ne lufte serish duke ndjekur rruge te kalimit te paligjshem te kufirit bie poshte.

Ne Shqiperi jane kthyer edhe luftetare te tjere nga Siria, te cilet kane nderprere aktivitetin e tyre. Por luftetaret  e rinj mbeten ende nje problem. Pavaresisht goditjes se disa grupeve te imameve te ndihmonin per t’i derguar ata ne front lufte, serish ka dyshime per nisje te vullnetareve. Policia sekrete shqiptare dhe sherbimi informative ne vend nuk ka asnje sinjal te perfhsirjes se tyre ne nodnjke akt terrorist brenda vendit. Pas ngjarjeve ne France dhe Belgjike monitorimi i tyre eshte shtuar edhe me shume duke patur parasysh faktin se ata qe ekzekutuan aktet terroriste kishin qene luftetare ne Siri. Kete rrezik e permendi edhe ambasadori i ri amerikan ne deklarimin e pare publik duike thene se te ktyerit nga Siria dhe Iraku perbejne rrezik per vendet e tyre.

Top Channel