Nxënësit e Mitrovicës solidarizohen me minatorët

22/01/2015 00:00

Nxënës të klasave fillore nga veriu i Mitrovicës kanë shkuar paraditen e së enjtes në hyrjen e ndërmarrjes së Trepçës, për të shprehur solidaritetin me minatorët grevistë.

Sipas informacioneve që vijnë nga autoritetet lokale, disa nxënës të shoqëruar nga mësuesja e tyre kanë kërkuar të hyjnë në galerinë Horizonti i Tetë, 750 metra nën tokë, për të takuar minatorët.

Kjo, edhe për faktin se disa prej punëtorëve grevistë të ndërmarrjes janë prindërit e disa prej nxënësve që kanë shkuar t’i vizitojnë në ambjentet e nëntokës.

Fëmijët, nxënës të shkollës “Aziz Sylejmani”, u kanë sjellë lule grevistëve si dhe një vjershë për Trepçën.

Top Channel