Drejtësia mban peng “21 janarin”. Gjykata me studime, prokuroria hesht

22/01/2015 00:00

Zyrtarisht prej një viti e katër muajsh, Kolegji Penal, të cilit i ka
rënë shorti për të gjykuar 21 janarin është ende duke studiuar dosjen
ndaj ish-komandantit të Gardes, Ndrea Prendi, oficerit Agim Llupo dhe
Margarit Kumes, e me sa duket ky studim e ka lodhur aq shume Gjykatën e
Lartë sa që prej tetorit 2013 ende nuk ka mundur të caktojë as një datë
se kur do të çelet gjykimi i kësaj çeshtjeje sensitive.

Kjo harrese, e cila evidentohet edhe ne kalendarin elektronik tregon rastin tipik se si zvarriten proceset gjyqesore ne Shqiperi. E ne nje kohe qe nuk eshte degjuar ende zeri i drejtesise ne shkallen e trete te gjyqesorit per vrasjen e demonstruesve Faik Myrtaj, Ziver Veizi dhe Hekuran Deda, ne te njejtin ngerç ndodhet edhe prokuroria.

Qe prej 21 janarit 2011, Prokuroria nuk ka gjetur ende se kush e vrau demonstruesin e katert Aleks Nika. Dosja per Niken vijon te mbetet pa nje autor te dyshuar, pavaresisht nje ekspertimi hetimor te kryer ne vendngjarje, nga i cili nuk u arrit te provohej se nga cili pozicion i Kryeministrise eshte qelluar me armen qe mori jeten Nikes.

Po ne vendqendro jane hetimet edhe per çeshtjen tjeter te kallëzuar nga Policia e Shtetit kunder dy ish-zyrtareve Hysni Burgaj dhe Agron Kuliçaj. Kjo dosje ka ne fokus perplasjen qe ndodhi mes Policise dhe Prokurorise gjate kohes kur Policia nuk ekzekutoi gjashte urdher ndalimet e firmosura nga grupi i hetimit, mes tyre edhe per Ndrea Prendin.

Por, ndersa zyrtaret e Policise pohuan se refuzimi u be per shkak te nje lapsusi ne kerkesat e Prokurorise, Top Channel sjell dokumentin  e dates 22 janar 2011, ne te cilin Prokuroria me kete urdher ndalimi percjelle Ministrise se Brendshme dhe Policise se Shtetit kerkon ndalimin e komandantit te Gardes. Ky dokument nuk ka asnje lapsus.Çka hedh poshte pretendimin e zyrtareve te atehershem te Policise se Shtetit.

Madje ne dokumentet qe Top Channel disponon nje shkrese e percjelle nga ish kryeprokurori i tiranes Sokol Malaj, zyrtari ka replikuar ne ate kohe me argumentin se ne urdherin e ndalimit per shtetasin Prendi nuk evidentohet problemi i lapsusit. Emri i tij thote Malaj permendet fund e krye dhe Policia e Shtetit nuk ka patur asnje shkak qofte edhe hipotetik qe te kete dyshime ne identitetin e personit. Mbi keto veprime dhe mos veprime te dy ish-zyrtareve te policise Burgaj dhe Kuliçaj aktualisht te kallzuar qe prej muajit korrik 2014, Prokuroria thote se ka nisur hetimet, por pavaresisht se kane kaluar muaj, nuk ka ende nje konkluzion perfundimtar.

Asnjeri nga dy ish-zyrtaret nuk eshte pyetur ende, ndersa i pyetur nga Top Channel per kete çeshtje, Keshilltari i Prokurorit te Pergjithshem nuk dha asnje koment.

Top Channel