Prej kohësh qarkullojnë zërat se Lady Gaga dhe Adele po përgatiten për të regjistruar së bashku një duet, që mund të dalë në treg brenda këtij viti.

E për të shtuar dozën e këtyre zërave ka menduar vetë këngëtarja amerikane e cila ka postuar në Instagram një foto me këngëtaren britanike me mbishkrimin: “Asgjë si një e mërkurë me mikeshën time të bukur Adele”.

Fotoja mendohet se është shkrepur në banesën e Lady Gaga në Los Anxheles. Pikërisht këtu Adele ka zbarkuar që në fillim të vitit për t’i dhënë dorën e fundit albumit të saj të radhës, pas një shkëputje të gjatë nga tregu muzikor.

Top Channel