Rrezikohet vendbanimi ilir, studiuesit kërkojne anulimin e projektit

22/01/2015 00:00

Qyteterimi arberor, i cili shtrihet përgjatë Luginës së Komanit, do të
zhduket nëse nuk do të ndryshoje vendimi për zhvendosjen e trasesë, ku
duhet të ndërtohen katër shtyllat e tensionit të lartë, nga 50 metrash
secila.

Edhe pse per 7 vite me rradhe arkeologet kane germuar ne Dalmacine e Lashte, ne venbanimin mitik iliro-shqiptar, ku kanë zbuluar shtepi te ndertuara sipas stilit te Beratit, kisha si dhe punishte qelqi apo metali, ende nuk eshte shpallur zone e mbrojtur.

“Pra për këtë pasuri shumëdimensionale që prezanton Komani, pasi aty ka arkeologji, natyrë të pasur, miniera të vjetra të bakrit, të cilat mund të rikthehen në të vizitueshme, Komani përbën sot një aset të jashtëzakonshëm kombëtar, që për ekonominë i vendit është tepër i rëndësishëm, ndërsa për botën është i rëndësishëm si qytetërim”, thotë Etleva Nallbani, arkeologe.

Forumi i Trashegimise Kulturore kerkoi ndryshimin e trases ku do te kaloje kjo autostrade e linjave te intrekonjeksionit, per te mos humbur pjese te rendesishme te deshmise se mesjetes shqiptare.

“Zona arkeologjike ku paraardhësit tanë kanë ndërtuar jetën dhe civilizimin e tyre, nuk mund të zhvendoset, nuk mund të shpronësohet dhe nuk mund të zëvendësohet”, thotë Gjergj Bojaxhi, nga Forumi i Trashëgimisë Kulturore.

Ekspertet kane pohuar se ne mbledhjen e Keshillit Kombetar te Arkeologjise  te zhvilluar me date 12 dhjetor te vitit 2014, nuk eshte marre parasysh kerkesa e misionit arkeologjik, per zhvendosjen e ketij segmenti prej kater shtyllash. Perfaqesuesit e Forumit te Trashegimisë Kulturore e kane quajtur kete vendim nje deshtim te institucioneve, i cili duhet te korrigjohet.

Top Channel