Adoleshenti indian që ‘tallet’ me korrentin

22/01/2015 00:00

Një adoleshent indian mund të përballojë një rrymë elektrike deri në 11 mijë volt, mjaftueshëm sa për të furnizuar 500 shtëpi.

Deepak Jangra, 16 vjeç zbuloi ‘dhuntinë’ e tij krejt rastësisht. Ai ishte duke i rregulluar furnelën ngrohëse nënës së tij, kur pa dashje ra në kontakt me energjinë elektrike. Nga kontakti nuk ndjeu asgjë dhe për t’u siguruar e provoi sërish.

Ai mund të bjerë në kontakt me energjinë elektrike edhe me këmbët në ujë, me telat të zhveshur pa e gjetur asgjë.

“Është një dhuratë e Zotit. Ndjehem i privilegjuar. Kam fuqinë të bëj gjëra që të tjerë nuk munden dhe nuk kam ndërmend ta shpërdoroj këtë fuqi”, thotë 16-vjeçari.

Kliko KËTU për të parë videon

Top Channel