Testues ushqimesh apo pijesh është një profesion që nuk habit më askënd dhe gjithnjë e më shumë po përhapet me shpejtësi, sidomos në vendet e zhvilluara, por të jesh testues ushqimi për qen e mace, kjo është e tepruar.

Pikërisht kjo është ajo që bën Philip Ëells, i cili çdo ditë shkon në punë dhe ha ushqim për qen për të “siguruar bukën e gojës”.

“Sigurisht, shijet e qenve e maceve ndryshojnë shumë nga ato të njeriut, por ushqimi i tyre duhet kontrolluar dhe provuar për t’u siguruar që të gjithë përbërësit të jenë në sasinë e nevojshme dhe të balancuar”, thotë ai.

Philip thotë se i pëlqen puna që në CV e ka përshkruar si “Drejtor Teknik i Lily’s Kitchen”, një kompani prodhimi ushqimi për qen dhe mace, ndërsa për sa sekretin e shijes së kafshëve shton: “Nëse ushqimi nuk ka një aromë të mirë, atëherë me siguri as qenit dhe as maces nuk do t’i pëleqjë. Ne sigurohemi që të kemi një balancë sa më të mirë të ushqimit për qentë dhe macet”.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel