Mongolia ndriçohet nga tre yje

22/01/2015 00:00

Njerëzit në Chifeng, qytet në Mongolinë Qendrore mbetën të mahnitur mëngjesin e së enjtes kur nuk lindi vetëm  një diell, por tre të tillë.

Dielli dukej sikur kishte edhe dy binjakë të tjerë më të vegjël që e rrethonin nga të dyja krahët e që të tre lidheshin me njëri-tjetrin nga një ylber gjigant.

Në fakt bëhet fjalë për një fenoment meteorologjik të rrallë që ndodh sa herë që në ajër, në lartësinë të paktën 6 mijë metra ndodhen grimca të kristalta akulli që reflektojnë vetë diellin, njësoj si një pasqyrë e stërmadhe.

Kliko KËTU për të parë videon

Top Channel