Rastet fatlume të daljes nga koma të njerëzve të famshëm në botë

22/01/2015 00:00

Nëse keni përjetuar një koma, do të thotë që keni kapërcyer nëpër periudha të ndryshme të jetës. Shumë prej nesh intrigohen nga histori njerëzish, që kanë qenë në koma dhe janë rikthyer sërish në jetë. Ata që ia kanë dalë mbanë thonë se kanë parë drita dhe ëndrra të bukura.

Por, çfarë ndodh në të vërtetë me ata që hyjnë në gjendjen e pavetëdijes dhe që nuk reagojnë ndaj stimujve të dritës, tingujve apo dhimbjes? Mbase nuk mund të dimë atë që ndodh me njerëzit e zakonshëm, por ama njerëzit e njohur të botës, të cilët e kanë përjetuar komën, i kanë rrëfyer ndjesitë e tyre.

Aktori i njohur kanadez, Donald Sutherland, hyri në koma në vitin 1970 pas një meningjiti kurrizor. Këngëtari amerikan, Jackie Wilson, humbi ndienjat në skenë në 1975-n dhe qëndroi në koma për afro nëntë vjet. Ai nuk pati kurrë një rikuperim të plotë.

Tupac Shakur (2Pac) ra në koma, pasi u qëllua me armë zjarri në 7 shtator 1996. Ndërsa aktori i mirënjohur amerikan, Erik Roberts, e përjetoi atë pas një aksidenti me makinë.

Johnny Cash hyri në koma pas një sëmundjeje, që dëmtonte nervat e trurit. Në një intervistë për Larry King, ai pati deklaruar: Qëndrova në koma për 12 ditë. Mjekët mendonin se kisha vdekur dhe nuk e kuptonin çfarë po ndodhte me mua. Më në fund zbuluan që vuaja nga sindroma “shy drager”.

Komediani dhe aktori amerikan, Burt Reynolds, qëndroi në koma për 8 orë, pasi kishte konsumuar qetësues kundër dhimbjeve. Ai tregoi se gjatë eksperiencës kishte dëgjuar mjekët, që i thonin njëri-tjetrit: Ky djalë s’do t’ia dalë mbanë.

Jayceon Taylor, reperi dhe aktori amerikan i njohur me emrin e artit “Game”, qëndroi 3 ditë në koma, pasi e plagosën rëndë disa shpërndarës droge. “Ndjesia e komës është e njëjtë me atë të verbërisë”, pati deklaruar ai.

Saksofonisti amerikan i “Jazz”-it, Stan Getz, qëndroi gjithashtu 3 ditë në koma, si pasojë e përzierjes së disa lloj drogave me alkoolin. “Kur dola nga koma, mendova se Zoti nuk kish dashur të më vrasë. Ai thjesht më dërgoi një paralajmërim”, – tha ai gjatë një interviste.

Aktori dhe komediani amerikan, Martin Lawrence, e përshkroi qëndrimin e tij treditor në koma, nga përdorimi i madh i drogave, si diçka shumë të rëndësishme. “Më mësoi se sa shumë duhet vlerësuar jeta”, u shpreh ai.

Këngëtari legjendar amerikan, Steve Wonder, ka kaluar 4 ditë në koma, pas një aksidenti me makinë. “Gjatë komas isha në një vend shpirtëror shumë më të mirë, se sa bota ku jetoja më parë. Aty e pashë si do të ishte e ardhmja ime”, – deklaroi ai në intervistën e parë dhënë pas ngjarjes.

Kitaristi amerikan, Jerry Garcia, qëndroi 5 ditë në koma, nga një koma diabetike. Përjetova ndjesi shumë të çuditshme gjatë gjendjes së pavetëdijes që kalova”, deklaroi Garcia.

Këngëtari Ozzy Osbourne ka qëndruar plot 8 ditë në koma, si pasojë e sindromës “Parkin”, shumë i ngjashëm me sëmundjen e Parkinsonit. “Gjatë komas shihja shumë drita, por jo ëngjëj e gjëra të tlla”, – tha Osbourne.

Aktorja e famhme hollivudiane, Sharon Stone, ka qëndruar 9 ditë në koma pas një hemorragjie. “Gjendja që kalova la aq shumë shenjë në jetën time shpirtërore, saqë mendoj se pas saj nuk jam më e njëjta”, – deklaroi ajo.

Motoçiklisti amerikan, Evel Knievel, qëndroi 29 ditë me radhë në koma, pas një gare të rrezikshme. Kur e pyetën si u ndie, ai u përgjigj: “E si dreqin ta di? Isha në koma!”

Aktori amerikan, Gary Busey, kaloi 33 ditë në koma, pas një aksidenti me motor: “Isha i rrethuar nga ëngjëj. Por jo nga ato ëngjëj që shihni në kartolinat e Krishtlindjes. Ishin ëngjëj që mbanin në duar topa të shndritshëm të ndriçuar, plot dashuri dhe ngrohtësi”, – tha Busey.

Top Channel