Vlorë, arrestohet punonjësi i OSHEE-së

22/01/2015 00:00

Një punonjës i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë është arrestuar pasditen e së enjtes në qytetin e Vlorës, nën akuzën e shkeljes në detyrë.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave në pranga ka përfunduar shtetasi Idriz Duro, me detyrë lexues i matësave të energjisë elektrike në lagjen “Pavarësia”.

Sipas burimeve, arrestimi i 44-vjeçarit ka ardhur pasi nga hetimet është verifikuar se ai nuk kishte raportuar matësat e dëmtuar, duke favorizuar subjekte të ndryshme në këmbim të parave.

Top Channel