Pensionet, mbyllet raundi i parë i bisedimeve me Gjermaninë

22/01/2015 00:00

Ministri i Mirëqënies Sociale, Erjon Veliaj ka mbyllur këtë të enjte me ambasadorin gjerman Helmut Hoffman raundin e parë të negociatave për marrëveshjen e pensioneve.

Ky proces, i cili pritet të përfundojë në verë, do të ketë edhe një tjetër raund negociatash, i cili mendohet të zhvillohet në prill.

Ambasaadori Hoffman tha se kjo marrëveshje është shumë e rëndësishme për mbrojtjen sociale, por edhe një investim për të ardhmen. nga ana e tij, ministri Veliaj tha se po punohet që këto negociata të zhvillohen edhe me Italinë.

Top Channel