Egjipt, lirohen 100 studentë të arrestuar në protestat e 2013-ës

23/01/2015 00:00

Prokurori i Publik i Egjiptit urdhëroi lirimin e 100 studentëve të arrestuar pas protestave të vitit 2013, përpara përvjetorit të katërt të kryengritjes popullore.

Studentët nuk kanë qenë të akuzuar zyrtarisht dhe do të “çlirohen edhe nga shqetësimi për të ardhmen e tyre akademike”, thuhej në një deklaratë të lëshuar nga zyra e prokurorit.

Vendimi erdhi disa orë pasi një gjykatë urdhëroi lirimin e dy djemve të ish-presidentit Hosni Mubarak, i cili u rrëzua nga kryengritjet e vitit 2011, në pritje të një rigjykimi për korrupsion.

Revolta kundër Mubarak nisi në 25 janar 2011, duke u shoqëruar nga 4 vite të trazuara. Mubarak u zëvendësua nga Mohamed Morsi, gjithashtu i rrëzuar me protesta. Me qindra persona mbetën të vrarë në protestat pro-Morsit në 2013, ndërsa me mijëra të tjerë janë në burg.

Presidenti aktual i Egjiptit, Abdel Fatah al-Sisi, ish shefi i ushtrisë në kohen e Morsit, ka premtuar lirimin e disa të burgosurve.

Dhuna nuk ka munguar as ditën e enjte në kryeqytetin egjiptian. Një polic mbeti i plagosur në Kajro, pas një bombë shpërtheu jashtë pallatit Presidencial, ka thënë policia egjiptiane. Një person, i cili po lëvizte me motoçikletë ka hedhur një bombë para hyrjes kryesore të pallatit.

Top Channel