Ballsh, plagoset me thikë 16-vjeçari

23/01/2015 00:00

Një 16-vjeçar është plagosur të enjten në qytetin e Ballshit, pasi është goditur me thikë nga një bashkëmoshatar.

Të dy djemtë ndodheshin në oborrin e shkollës së mesme “Dervish Hekali” në këtë qytet kur u verifikua ngjarja.

Të dy ata ishin përjashtuar më parë nga kjo shkollë për shkak të problemeve të rënda me sjelljen, por megjithatë ndodheshin sërish në ambjentet e saj.

Pikërisht aty ata u përplasën mes tyre. Gjatë grindjes u përdorën thikat dhe Rushit Xhemali goditi bashkëmoshatarin duke e plagosur atë. Policia ndaloi me shpejtësi autorin e ngjarjes.

Top Channel