Roger Federer i dha lamtumirën turneut të tenisit Australian Open, pasi u mund 3-1 me sete nga tenisti italian Andrea Sepi.
Kjo është hera e parë pas 15 vjetësh që 33-vjeçari nga Zvicra eleminohet në këtë fazë të Australian Open, turne të cilin ai e ka fituar 4 herë në karrierën e tij.
Të lehtë e ka patur kualifikimin për në raundin tjetër pasi mundi 3-0 me sete izraelitin Dudi Sela, ndërkohë që kundërshtari i tij i ardhshëm do të jetë Kevin Anderson.
Nuk ka patur asnjë surprizë përsa i përket kampit të femrave, ku Maria Sharapova mundi 6-4 Zaria Diyas. 21-vjeçarja nga Kazakistani, e cila vitin e kaluar ishte e 31 në renditjen botërore, nuk arriti të mposhtë eksperiencën e tenistes ruse. Kundërshtarja e radhës e Sharapovës do të jetë kinezja Shuai Peng.
Top Channel