Novak Djokoviç, sportisti më i mirë i Ballkanit

23/01/2015 00:00

Novak Djokoviç, tenisti serb numër 1 në botë, është shpallur për të katërtin vit rresht atleti më i mirë i rajonit të Ballkanit për vitin 2014.

Vlerësimi i kampionit serb është bërë në edicionin e 42-të të sondazhit të realizuar nga agjencia bullgare e shtypit, “BTA”.

Sipas mediave serbe, Djokoviç ka arritur një total prej 91 pikësh, 40 më shumë se tenisti kroat Marin Çiliç.

Në vend të tretë, me 50 pikë është renditur rumunia Simona Halep, edhe ajo kampione tenisi. Në sondazh kanë marrë pjesë 10 agjenci shtypi.

Top Channel