Nuk ka bojkot, opozita do të marrë pjesë në zgjedhjet vendore

23/01/2015 00:00

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka hequr çdo dyshim për pjesëmarrjen e opozitës në zgjedhjet lokale.

Zoti Basha ishte ne Bruksel ne takimin e Asamblese Politike te Partise Popullore Europiane, ku denoi ndarjen territoriale, si nje harte elektorale ne sherbim te Qeverise dhe kunder interesave te qytetareve.

Duke kerkuar monitorim sa me te gjere nga partneret europiane per zgjedhjet e qershorit, kreu i opozites i konsideroi zgjedhjet edhe si nje referendum popullor.

“Për këtë arsye, ne e konsiderojmë 21 qershorin një referendum të madh qytetar, për t’u shprehur me votë, jo vetëm për kandidatët e opozitës, por edhe kundër kësaj ndarjeje territoriale dhe për t’i hapur rrugë një procesi i cili nuk do të vonojë, ku së bashku me qytetarët shqiptarë do të vendosim hartën territoriale që është në favorin e interesave të tyre. Kërkova monitorim të plotë të këtyre zgjedhjeve, duke pasur parasysh që Qeveria Rama-Meta e ka dhënë provën e saj të përgjithshme të shitblerjes së votës në 23 qershor dhe e ka përsëritur para kamerave në zgjedhjet e Korçës. Mora garanci se jo vetëm PPE por të gjitha institucionet e BE do të jenë tërësisht të angazhuara për këtë kauzë madhore që është kauza e lirisë dhe demokracisë në Shqipëri”, tha Basha.
 
Paralelisht me çeshtjen e zgjedhjeve, Partia Demokratike do te trajtoje edhe ate te dekriminalizmit te Parlamentit. Nje nevoje urgjente kjo, sipas zotit Basha, i cili thote se prova me e fundit per deshtimin e Qeverise ne luften kunder krimit, eshte laboratori i droges ne Elbasan.

“Qeveria Rama-Meta jo vetëm ka dështuar tërësisht në luftën kundër krimit, por është përgjegjësja kryesore për situatën e pasigurisë në vend, për lulëzimin si asnjë herë të trafiqeve dhe për gradimin e bandave e të banditëve me pushtet të mjaftueshëm, sa që të ndihen rehat për të ngritur një fabrikë kokaine në të cilën u sekuestrua një sasi me vlerë rreth 1 miliard euro. Nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë prioritet tjetër për Shqipërinë, nëse krimi në vend që të ndodhet  para drejtësisë dhe prapa hekurave, ndodhet në Parlament dhe bën bashkëqeverisjen. Ne jemi të vendosur të punojmë. Unë kam besim të plotëse nëse ka vullnet politik për të mos penguar punën e përbashkët, ka plot burra dhe gra në Partinë Socialiste të cilëve u ka ardhur në majë të hundës dhe janë gati të japin kontributin e tyre, jo për interesin e PS-së dhe as për interesin e PD-së, por për interesin e qytetarëve shqiptarë që meritojnë dhe domosdoshmërisht duhet të kenë një Parlament të çliruar nga krimi”, tha Basha.

Top Channel